FOTOT/ Pjetër Arbnori rikthen Topallin në Kuvend, Basha shtrëngon duart me Ruçin

Kryesore Lajme Politikë

Figura e Pjetër Arbnorit shkrin akujt mes mazhorancës dhe opozitës. Ceremonia e vendosjes së bustit të ish-kryeparlamentarit, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë ka bashkuar kundërshtarët politik, të majtë e të djathtë.

Nderimi i tij bëhet pikërisht nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, një kundërshtar i thekur i Pjetër Arbnorit në fillimet e demokracisë, një simbolikë e veçantë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ish-kryeparlamentarët Jozefina Topalli, Skënder Gjinushi dhe Kastriot Islami ishin prezent në këtë ceremoni.

Gjithashtu të pranishëm ishin kryebashkiaku ErionVeliaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolle, ish-deputeti i PD-së, Genc Ruli, ish-deputeti i PS-së, Shaqir Vukaj, si dhe deputetët e PD-së dhe të PS-së.

Por si për simbolikë, Ruçi ka ftuar Berishën dhe bashkëshorten e Arbnorit, Suzanën që të zbulojnë bustin e “Mandelës së Shqipërisë”. Një domethënie e madhe, pasi në vitet e fundit, Berisha pati “eliminuar” politikisht Arbnorin, duke i dhënë hapësira Jozefina Topallit, pas viteve 1998.


Nga fotot e LSA shihen disa momente interesante, kur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.

Ndërkohë që në një foto tjetër shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha i cili i jep dorën Gramoz Ruçit.

topalli ruli mustafaj basha mustafaj basha ruci topalli majko Topalli Ruci

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *