FOTOT/Policia njoftim për aksidentin e rëndë në Lezhë, ja kush janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në mesnatë

Kronike Kryesore shtojca

 

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sot pas mesnatës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë humbë jetën dy të rinj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dajc, në kufirin ndarës mes Shkodrës dhe Lezhës dhe viktimat janë Robert Ejlli 25 vjeç dhe Gentian Toma 32 vjec. Dy të rinjtë udhëtonin me një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 929 FF e cila është përplasur me një kamion tip ‘IFA’ me targa LE 3364 A.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanËeb” nga gazetari Senad Nikshiqi shihet makina e dy të rinjve e dëmtuar pothuajse plotësisht. Makina e dy të rinjve ka goditur nga mbrapa kamionin dhe shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

 

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *