FOTOT/U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një përrallë. Meta publikon fotot e pushimeve me bashkëshorten

Kryesore Politikë shtojca

 

 

Larg zhurmës së politikës dhe vapës së Tiranës, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që 12 ditë gushti t’i kalojë mes bukurive natyrore të Prevallës në Kosovë.

 

Ka qenë vet kreu i shtetit që ka postuar disa foto, teksa shfaqet me një pjesë të familjes, i relaksuar dhe veshur sportiv.

 

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe disa foto, ku shihet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe vajzën e vogël, Era.

 

Kujtojmë se që në marrje të postit të Presidentit, Kryemadhi duke qenë se kishte rolin e drejtueses së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk mbajti rolin e zonjës së parë, por e bija e saj Era.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *