Franca e para në grup, a do të ndeshet me Argjentinën?

Botë Kampionati Boteror Sport

Franca e Danimarka presin biletën për raundin tjetër të Kupës së Botës.

Danimarka dhe Franca kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre, ku kanë zhvilluar një ndeshje tepër të dobët.

Në pjesën e parë francezët ishin më kërkues për golin se sa Danimarka por danezët ishin më të mirë në minutat e fundit të pjesës së parë. Pas këtyre rezultateve,  Grupin C e fiton Franca e cila kryeson më 7 pikë, kurse Danimarka është e dyta më 5 pikë

Ndeshjet e darkes do te percaktojne edhe ciftet ndermjet grupeve C dhe D.

Ne ora 20:00 ndeshja me me interes eshte ajo ndermjet Argjentines dhe Nigerise. Ekipit qe udhehiqet nga Leo Messi i duhe ta fitoje patjeter kete ndeshje ne menyre qe te kualifikohet ne ndeshjen e radhes ate te perballjes mes me te mirave ne grupe.

Por sipas kesaj llogaritjeje, nese Argjentina del e dyta ne grup atehere perballja do te jete me Francen.

E përfshirë në një vorbull polemikash dhe e rrethuar nga një ambient aspak i qetë, skuadra bardhekaltër do të duhet që të fitojë me çdo kusht ndaj skuadrës afrikane, ndërkohë që do të shpresojnë edhe në një humbje ose barazim të Islandës në sfidën me Kroacinë së cilës i duhet vetëm të sigurojë vendin e parë në Grupin D.

E vetmja skuadër që mund ta arrijë është Nigeria në rast se fiton me Argjentinën. Në këtë pikë vendimtar do të bëhet golavarazhi që është pikërisht në favor të kroatëve. Për sa u përket shanseve të Islandës, skuadra e Hallgrimson nëse mund Kroacinë do të shpresojë në një fitore ose barazim të Argjentinës.

Në rastin e parë do të ishte me pikë të barabarta me Argjentinën, në rastin e dytë barazimi i pikëve do të ishte me Nigerinë, por në të dy këto raste gjithçka do të vendosej nga golavarazhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *