Franca i trembet jo vetëm Hazardit, por edhe francezit të saj te Belgjika

Botë Kampionati Boteror Sport

Franca perballet me Belgjiken sot, por duket se kundershtari me i forte, e qe i frikesohet me teper  nuk jane lojtaret yje qe ka De Bryne, Eden Hazard, Lukaku etj, por zevendestrajnerit te saj

Armiku kryesor i tyre eshte francezi Tierri Henri, sulmuesi i kombetares i brezit te arte te Frances kampione bote te vitit 1998, nje shok skuadre me trajnerin aktual te gjelave, Dider Deshamp.

“Do te jete e veshtire per te se eshte francez, do te jete nje ndeshje e çuditshme per te”, tha trajneri francez.

Por ne fakt gjelat duhet ta kene frike, pasi Henri e di mentalitetin e ekipit francez. Kjo do te jete arme plus per Belgjiken.

Ekipi belg ka shenuar me shume gola ne kete Kampionat Boteror, e kjo i atribuohet eksperiences dhe ndikimit te Henri qe i ka dhene lojtare sulmues si Lukaku, Hazard, etj.

Gjithsesi Deshamp ka te drejte, per Tierri Henri do te jete nje ndeshje shume e veçante kjo e sotme, mbase emocionet kur synonte trofeun si lojtar.

 

 

Henry and Deschamps won the World Cup together in 1998.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *