Franca kundër Ramës: Jemi donatori më i madh në Shqipëri, s’mund të akuzosh një vend mik

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat  e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e vaksinave.

Përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, ambasada i është përgjigjur kryeministrit Rama për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera.

Ambasada në reagimin e saj thotë se ky informacion nuk është i vërtetë. Teksa i quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi “mik dhe aleat”.  Ndër të tjera ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro.

Deklarata e plotë e ambasadës franceze:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *