Frrok Çupi: Vazhdimi i presidencës Meta, do të thotë dështim i SHBA-së në Shqipëri

Lajme Politikë

Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, qëndrimi i Metës në zyrën e Presidencës nuk do t’i jetë i gjatë.

“Marrëveshja në politikë është e domosdoshme. Por opozitën e keni parë që është e luhatur. Problem tani është presidenti, i cili ka hyrë në një betejë për jetë a vdekje. Në Shtator nuk do të kemi këtë President”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse është i bindur se Meta nuk do të jetë më President, Frrok Çupi u përgjigj: “Jam i bindur, sepse në të kundërt bie mazhoranca, nëse bie mazhoranca bie Amerika. Nëse Meta është President, këtu ka rënë Amerika, e gjithë influenca perëndimore në Shqipëri”.

Për Frrok Çupin ky radikalizim i paralajmëruar i opozitës është sfidë jo ndaj qeverisë, por SHBA-së.

“Unë sot nuk e shoh përplasjen mes mazhorancës dhe minorancës politike. Unë sot e shoh përplasjen mes pjesën që tenton modernizimin e shtetit, si ndërtimin e një drejtësie modern dhe pjesës tjetër. Njerëzit kanë kuptuar më në fund që kemi me vete SHBA dhe BE. Nëse dikush thotë radikalizim i politikës kundër mazhorancës politike, realisht po themi për radikalizim kundër Amerikës, kundër reformë në drejtësi”, u shpreh ai, duke shtuar “Ne ndodhemi në një moment që o do të ndërtohet drejtësia e re, ose s’ka rrugë tjetër”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *