Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimin për gjyqtarin Thanza

Kronike Kryesore Lajme

Nje dite pas iu zbulua ne perballjen me KPK denimi qe kishte fshehur ne Itali dhe problemet me deklarimin e pasurise, Prokuroria e
Përgjithshme ka nisur sot hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Mesohet se hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës, pasi gjyqtari Thanza akuzohet për deklarim të rremë në
formularin e vetëdeklarimit.

ONM i zbuloi dje denimin ne Itali per vjedhje, qe Thanza e kishte fshehur ne formularin e tij te dekriminalizimit, duke mos e raportuar.
Po dje, ai u mbrojt duke thene se nuk ka lidhje me vepren ne fjale, por e ka marre persiper veprimin e kunates per te mbrojtur nipin e
semure, qe sipas tij duhet te kurohej ne Itali.

Ekspertët ndërkombëtarë që asistojnë procesin kanë zbuluar një fakt që ai e ka mbajtur fshehur prej shumë vitesh e që nuk e ka deklaruar as gjatë procesit të rivlerësimit. Në qershor të vitit 1999, ndërsa ishte në funksionin e gjyqtarit, ai është dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali me 40 ditë burgim dhe 100 mijë lireta gjobë për vjedhje në bashkëpunim me të tjerë, madje ka qenë vetë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi.

Gjyqtari e ka pranuar këtë ngjarje, duke shpjeguar se ai nuk e kishte kryer vjedhjen porse kishte marrë përsipër aktin e bërë nga kunata e tij për të shpëtuar nipin që ndodhej i shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë, dhe nëse do të dënohej e ëma atëherë ajo do të kthehej në Shqipëri dhe nipi s’do kish patur mundësi kurimi.

Po ashtu ndaj tij, u bë i ditur dhe një tjetër fakt i vetëm para dy viteve të cilin ai sërish nuk e kishte deklaruar në formularët e vettingut. Për gjyqtarin Thanza, ka patur dhe një procedim penal për korrupsion. Ndërsa policia vëzhgonte të afërmin e një të dyshuar për një vepër penale, ajo ka filmuar takimin me gjyqtarin Thanza. Dyshimet kanë qenë për një pagesë e bërë në favor të tij që ai të ndërhynte për të lehtësuar pozitën e të akuzuarit në gjykatën e Shkodrës. Por çështja është mbyllur në korrik të vitit 2016 nga prokurori Kosta Beluri.

deklarata

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *