FSHF sposton dy javët e fundit të Superiores për arsyen e çuditshme

Sport Vendi

Java e 35-të e Kategorisë Superiore nuk do të luhet të shtunën e 25 majit, por një ditë më pas.

Është ky vendimi i marrë nga Sektori i Garave pranë FSHF-së, që spostime ka bërë edhe për javën e 36-të. Shkak i këtij spostimi është bërë protesta e opozitës, që do organizohet në kryeqytet, duke nisur nga ora 18:30.

“Sektori i Garave në FSHF dëshiron t’ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e dielë, datë 26 Maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj.”-thuhet në vendimin e FSHF-së.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *