Ftesa e PS për Magjistraturën, Basha e hedh poshtë: Nuk e shkelim Kushtetutën

Kryesore Lajme Politikë

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha refuzon ftesen e leshuar nga maxhoranca nepermjet kryetartit te grupit te PS-se, Taulant Balla per te paraqitur vete amendamentin per shkollen e Magjistratures.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret, kryedemokrati e cilesoi si banale dhe nje truk propozimin e maxhorances, pasi sipas tij, synon qe edhe opozita te behet pjese, sipas tij, e shkeljes se Kushtetutes.

“Ata na ftojnë ata që të shkelim Kushtetutën, pasi e shkelën vetë me të dyja këmbët. Ata kanë një propozim tonin me 7 pika për zgjidhjen e krizës nëse kanë vullnet i kanë propozimet tona të qarta. Jemi të gatshëm për ti dhënë formë propozimet tona. I kemi dhënë formë për Prokuroren e Përgjithshme, që të mos ketë një kryeprokurore të zgjedhur vetëm me votat e maxhorancës. Propozimi i tyre është thjesht një truk, banal, duan ta shkruajmë ne amendamentit të shkelim Kushtetutën ne dhe jo ata. Vetë propozimi është antikushtetues. Shihni emrat e Bordit te Shkolles se Magjistratues jane politik, njerez te PS-se”, theksoi Basha.

Lajm ne perditesim

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *