Furtunë shkarkimesh te Përmbarimi, largohen 25 vetë

Kronike Kryesore Lajme

Shkarkohen 25 përmbarues në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror.

Lirimi i tyre nga detyra është bërë me urdhër të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për mungesë profesionalizimi dhe performance.

Mësohet se shkarkimi është bërë katër vitë më parë por vetëm sot është raportuar në media.

“Abuzimi me detyrën dhe mungesa e formimit profesional dhe kualifikimeve të duhura”, raportohet se kanë qenë motivacionet e largimit.

Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *