Futbolli në zi, shuhet Maradona, zemra tradhëton legjendën

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditës ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Sipas raportimeve, ambulanca dhe ekipi i specializuar i mjekëve bënë maksimumin për ta mbajtur në jetë, por në fund nuk ia arritën qëllimit të tyre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes. /abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *