Futbolli nuk kthehet në shtëpi, Anglia po. Kane: Na dhemb shume kjo humbje

Botë Kampionati Boteror Sport

Futbolli po kthehet ne shtepi ishte thirrja e cdo tifozi anglez perpara gjysme finales, te cilet besonin se do ta fitonin Kupen e Botes pas 52 vitesh. Kjo thirrje u be edhe motoja e tifozerise angleze qe shua si Feniksi ne ndeshjen perballe kroateve.

Tashme anglezet jane detyruar te kthehen ne shtepi, ndersa futbolli do te gjeje mbretereshen e re, Francen ose Kroacine.

“Na dhemb shumë kjo humbje. Kjo do të na dëmtojë për një kohë të gjatë”. Ky është reagimi i sulmuesit të Anglisë, Harry Kane. Nëpërmjet një postimi në Twitter, sulmuesi anglez ka shprehur tërë dëshpërimin e tij.

Por në të njëjtën kohë ai i ka premtuar tifozëve që do të kthehet së shpejti. “Mund të jemi krenarë dhe do të rikthehemi. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan më tej Kane.

Pavarësisht së Anglia humbi këtë gjysmëfinale, tifozët e shumtë në stadiumin kanë qëndruar duke brohoritur për ekipin e tyre e madje lojtarët anglezë kanë dal me radhë për t’i përshëndetur  mbështetësit e tyre të zjarrtë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *