Gabimi fatal që bëjnë shoferët kur lënë shishen e ujit brenda makinës

Lajme Sociale

Në këto ditë të nxehta, është e rekomandueshme që të konsumohen sa më shumë lëngje dhe ujë. Të gjithë mbajmë me vete nga një shishe uji, qoftë edhe kur jemi në makinë. Por, ndoshta jo të gjithë e dinë se një shishe uji e lënë në makinë mund të jetë e rrezikshme. Sigurohuni që ta keni marrë me vete pasi të jeni larguar nga automjeti. Në të kundërt, pasojat do të jenë katastrofike.

“The Mirror” shkruan se bidoni i ujit i lënë brenda makinës në vende të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, mund të shkaktojë zjarr. Në temperatura të larta, rrezet e diellit depërtojnë materialin plastik të shishes, duke e djegur, e më pas shkaktohet zjarr në pjesët e tjera të automjetit. Por, fatmirësisht prodhuesit e makinave përdorin materiale rezistente ndaj flakëve. Por, ju duhet të jeni të kujdesshëm që shishen e ujit mos ta lini pranë materialeve të tilla si letra, rroba apo mbeturina, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme.

Nëse ju e lini shishen brenda makinës në një pozicion të tillë që të jetë tërësisht e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit për një kohë të gjatë që të arrihet temperatura optimale, atëherë shanset janë vërtetë të mëdha që të shkaktohet zjarr. Prandaj, jini më të kujdesshëm ndaj situatave të tilla në këto temperatura të nxehta. Një vend ideal për të lënë shishet që të shmangen këto incidente, është poshtë mbështetësit të krahut apo poshtë sediljeve tek këmbët. /tvklan.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *