Gardiani tentoi të fuste pije në qelinë e Shullazit, habit prokurori: S’ka vepër penale, alkooli nuk është i dëmshëm

Kronike Kryesore Lajme

Nuk kanë fund çudirat me sistemin e drejtësisë në Shqipërisë. Pak kohë më parë prokuroria nisi hetimet ndaj një prej punonjësve të burgut 313 pasi ky i fundit u kallëzua penalisht nga Burgjet me pretendimin se ka futur alkool në qelinë e Emiljano Shullazit. Por Prokurori Ervin Karanxha ka vendosur të pushoje hetimet për punonjësin e burgut “313” Egli Pashollari.

Në një vendim që mban datën 16 janar e të siguruar nga tirananews, Karanxha argumenton se punonjësi i burgut, Egli Pashollari nuk ka kryer vepër penale, pasi pijet alkoolike nuk janë të dëmshme për shëndetin.

Pashollari ka tentuar që pijet alkoolike ne dhomen e Shullazit ti fuse naten e vitit te ri, por eshte kapur nga kontrollorët, ku më pas për rastin ne fjalë ështe bërë kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës.

Pas hetimeve që kanë zgjatur 16 ditë nga Prokuroria është vendosur që tentativa për të futur pije alkoolike si raki, verë dhe xhin të mos konsiderohet si vepër penale.

Por sipas këtij vendimi të siguruar nga tirananeës.al, prokurori Karanxha thotë se nata e vitit të ri është festë tradicionale qe duhet festuar e prandaj është tentuar që të futet alkool në burg. Gjithashtu, sipas tij, pijet alkoolike janë sekuestruar pa u futur në burg, e prandaj nuk ka vepër penale.

Një arsye tjetër që nuk është nisur procedimi penal ndaj punonjësit të burgut është edhe fakti se pija alkoolike nuk është e ndaluar me ligj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *