Gatime si në mesjetë, mbyllen dy restorante në Tiranë e Përmet

Kryesore Lajme Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me akisonin e saj për kontrollin e sigurisë ushqimore në restorante.

Gjatë inspektimit AKU evidentoi tre restorante që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Ëillson, i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dheme kushte të rënda higjeno-sanitare.

Të dy subjektet u mbyllën dhe u vendos masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin.

Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore dhe ndaj tij u mor vetëm masë administrative gjobë 150.000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *