Gazetari Hoxha: Çakenjtë do qeshin ndër male. Gjyqi i Bashës shpëtoi Ramën nga sikleti

Lajme Politikë

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar takimin e sotëm mes PD, PS, LSI dhe opozitën parlamentare. Në një status në Facebook ai thekson se kjo ishte një kohë e humbur, pasi ajo mund të realizohej një vit më parë. Sipas tij, vendimi i gjykatës për rrëzimin e akuzave ndaj Bashës ka shpëtuar Ramën nga sikleti, duke aluduar se kjo mund t’i hapte rrugë paktit të ri politik.

Postimi i plotë në Facebook

Ja pra qe krisma nuk ka patur!!!!

Edhe nëse keni degjuar të shtëna, ato kanë qenë diku larg. Si i tha krajli Serbisë, Hamza Kastriotit, “Dhe çakejt ndër male do të qeshin me ju”…

Ne fund te fundit kaq ishte.

Dje gjykata pushoi gjykimin per 650 mije dollaret e “ndershëm”, që më shume se sa Bashën, shpëtuan nga sikleti Ramën.

Sot u realizua takimi i shumëpritur (s’e kuptoj xhanem pse humbën kohë nje vit duke djegur dhe mandatet e shkuara dëm, kur këtë takimin e kuartetit mund ta bënin kur t’u donte kokrra e qejfit)…

Jeta vazhdon! Hajde dhe një duhet se u mbush autobuzi i radhës për Gjermani…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *