Gazetari rrëfen misterin për herë të parë: Ja pse u prishën Edi Rama me Tanin e Topit pak ditë para vdekjes

Kryesore

Gazetari Enkel Demi ka reaguar sot me një shkrim sa i përket asaj që shumë është përfolur ditët e fundit, një lëvizje e mundshme e Blendi Fevziut dhe “Opinionit” nga Klani në Top Channel. Teksa bën një analizë se përse kjo kërkesë e TCH vjen në këtë moment, ai tregon se pse Rama dhe Tan Hoxha e prishën marrëdhënien e tyre disa dita para se ky i fundit të ndërronte jetë. Demi tregon se “Tani i Topit, ndryshe nga të tjerët trafikun e influencës e realizonte me lajmet, Fiks Fare, një emision politik në javë dhe shpesh me Top Show në mbrëmjën e dytë”.

Ai shton më tej se për trafikun politik Tani as që e vriste mendjen fare dhe se udha e tij mediatike nuk ishte politika.

“Për trafikun politik e vriste pak ose aspak mendjen. Për shembull, të gjithë e dimë që pak para se të vdiste ishte grindur keqas me Edi Ramën, i cili më pas bëri shefin e ceremonialit mortor. Përse ishin zënë? Për një pult që ta lejonte Tanin e Topit të kalonte në një zonë me trafik të kufizuar në ish-Bllok. Nuk bënë fjalë për leje ndërtimi apo ndonjë tender të Bashkisë, por një pult, sepse Tani i Topit nuk e qethte për trafikun e influencës, por kishte zgjedhur tjetër udhë tjetër në sipërmarrjen e tij mediatike. Pasi ai shkoi, kjo “ëndërr” vazhdoi, derisa familjarët e tij përzunë nga Top Channel drejtuesit e dikurshëm të kësaj linje dhe i zëvendësuan me drejtuesit politikë të partisë LIBRA”, shkruan Enkel Demi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *