Gazetari: Shokuese deklaratat e PD për policinë, deputeti demokrat: O birbo, tek unë kanë punuar 20 deputë PS

Kryesore Politikë

 

 

 

 

Ka degjeneruar në një sherr në rrjetet sociale deklaratat e dy deputetëve demokrat, Myslim Murizi dhe Eridian Salianji ndaj ngjarjeve të ndodhura një ditë më parë në Divjakë, ku si pasojë e një aksionit të forcave RENREA mbeti i plagosur një 77 vjeçar. Debati me një fjalor të rëndë është bërë në hapësirën virtuale të profilit të gazetarit Mentor Kikia. Gjithçka ka marrë shkas nga një statusi i gazetarit Kikia i cili e konsideronte si shokuese etiketimin nga deputetët demokrat si terroristë dhe banditë të forcave të policisë. Ndaj këtij statusi ka ndërhyrë njëri nga protagonistët e këtyre akuzave, deputetit Myslim Murizi, i cili fillimisht ka debatuar me Mentor Kikinë dhe më pas dhe me miqtë e tij në facebook, ku nuk ka nguruar të përdor edhe një fjalor të rëndë ndaj tyre.

 

Pjesë nga debati:

 

 

Mentor Kika: Deklarata shokuese të një deputeti kundër policisë

Në Divjakë, një operacion i forcave speciale të policisë duket se ka shkuar keq. I nisur si një përpjekje për të arrestuar dy vrasës, që dyshohej se fshiheshin në një nga shtëpitë e fshatit Rremas, ai për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi një burrë është plagosur në kokë ndërsa ndodhej në dhomën e tij të gjumit. Policia tha se kishte dyshime se në atë shtëpi ishin strehuar dy të kërkuar, por nuk shpjegoi dot rrethanat e plagosjes së burrit. Kjo mbetet për tu qartësuar e hetuar, pasi operacionet kundër një vrasësi s’mund të përfundojnë me të tjera viktima. Po ashtu duhet hetuar edhe pretendimi i banorëve për sjelljen e policëve gjëtë operacionit.
Por ishte shokues reagimi i një deputeti të Lushnjes, z.Myslim Murrizi. Në 10 rreshta tekst, kishte përmenduar 5 herë fjalën banditë, terroristë, terror.
Banditë me uniformë, terroristë me uniformë… ka shumë mllef kundër policëve, atyre që në atë orë të herët të mëngjesit nuk ishin aty për të gjuajtur për bretkosa, por për të kapur dy vrasës(paçka rezultateve të operacionit). Një ligjvënësi nuk i tolerohet, pavarësisht pozicionit politik, që policët, ata që janë më të shumtë në radhët e viktimave se kriminelët, ti quajë banditë, kriminelë e terroristë.
Në Divjakë nuk u ndërmor një operacion ndëshkimor, për çfarëdo arsye, që të justifikojë këtë gjuhë, aq më shumë nga një deputet.

 

Myslim Murrizi: I nderuar Mentor! Megjithe rrespektin qe kam per Ju, u habita shume qe qenke shokuar nga postimi im, me shume sesa nga gjuajtja pa asnje shkak e policise drejt nje qytetari 77 vjeç qe ishte ne shtepine e tij ne gjume ne oren 4:00 te mengjesit. Dhe po te pyes drejperdrejt se: nga ndryshon ky akt i terrorizimit ndaj familjes se Haxhi Likes dhe akti terrorist ndaj gazetares se nderuar Klodiana Lala? Per mua ndryshimi eshte vetem se ate bandite qe gjuajten ndaj baneses se Klodianes, nuk ishin me blinda por me benz, dhe nuk kishin akses ne media te jepnin versionin qe te dilnin te pa fajshem.

 

Bejkon Itan: Po ky Murrizi eshte kokkrra injorantit,super i korruptuar e mbaroi fisi Hotelin ne mes te pishave ne Golem mo trim…Ahaha kete qe e rreh Braçja 70 me 30…..po hik e bej ndonje pisllik….

 

Myslim Murrizi: O “ lider” ata qe mbron ti nuk i pyet njeri ne familje, mua me kerkon llogari per fisin?? Fisi im nuk meret me droge e as me tendera o inelektual i papare. Te lloit tend i kam patur roje ne universitet o kulturmadh. Pyet pak me mire se tek une ka punuar me shume se 20 deputet te ps.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *