Gazetarja e Panoramës: Te gjithe gazetaret e kronikes jane ne fije te perit

Kronike
Te gjithe gazetaret e kronikes jane ne fije te perit. Cdokush prej tyre ka marre apo do te marre presione te cfaredolloj per te mos botuar lajme te caktuara. E nese keto lajme kane marre guximin dhe jane botuar, kercenimet kane qene me te renda. Me jete, tek familja apo femijet. Asnjeri nga ne sjemi ankuar neper statuse neper Facebook duke dashur te jemi modeste ne punen tone. Une kam shume vite qe i jam larguar terrenit, por i kuptoj shume mire koleget me te cilet dikur ndanim kafet e madje edhe buket me qofte rrugeve sepse nuk na dilte koha te drekonim si njerezit ne shtepine tone. Ne shtepite me qira asokohe, por sot jane te gjithe te zhytur ne borxhe dhe kredira per te paguar ato te shkretat m2 qe kane blere. Punojne ende me rrogen e 10 viteve me pare, ndonese cmimet jane cmendur. Edhe une rreth kater vite me pare mora kercenime te nje tjeter natyre (jo me plumba) per shkak te nje fotoje qe publikova. Nuk e bera te madhe asokohe. Madje kontaktova te gjitha portalet qe ta fshinin lajmin me titujt “kercenohet gazetarja e Panorames”. U fshi sepse si idealiste e paskrupullt qe jam, nuk doja kurre ta perdorja kete ngjarje qe te perfitoja azil gjekundi. Mendoja se ky vend do behej nje dite… Me kete argument qesharak qe i jepja vetes time cdo darke kur ulja koken ne jastek, nuk bera as perpjekjen me te vogel per bashkimin familjar me familjen time ne Amerike. Mezi e binda edhe ambasaden amerikane dikur qe une jam nje idealiste e pandreqshme dhe se do te rikthehesha ne vendin tim nese do te ma jepnin vizen. Sa te prekja ate token e bekuar andej e te shihja familjaret e mi. Ja kaq! Sot e kuptoj Klod Lalen, qe i shkrehen kallashin ne shtepine ku kishte dy vajzat e mitura. Kam jetuar dikur ne nje shtepi me te dhe ia di guximin. Cohej qe ne oren 07:00 te punonte dhe takoheshim ne redaksine e perbashket te Gazetes Shqiptare. Kurre, po kurre (kete e them me kopetence te plote) nuk beri nje pazar per lajmet e saj qe per hir te se vertetes ishin me peshe, e shpesh here edhe “bomba”. Kronika pafund per emra te frikshem, banda e krimin e lidhur me politiken. Sdi nga dhe si i gjente dhe intervistonte ata te superkerkuarit qe cuditerisht policia nuk i kapte dot. E per te gjitha keto, Klodin e “kercenuan” edhe para pak kohesh per ti hequr te vellane nga puna. Ndaj politika te mos beje si e shqetesuar neper facebookra… I vellai Rexhepi mezi e mbante ate te shkrete pune pas cdo dalje te Klodit ne TV ku plaste skandalin e radhes. Rexhepi nuk ishte ne ate vend pune si militant partie. Ai nuk kishte asnje lidhje me politiken. Nuk kishte shok drejtorin e burgut dhe asnje kopetence per te bere pazare e inisiativa personale me te burgosur. Ngjarja te jeni te bindur se nuk ka lidhje me vellain e Klodit, i cili punon vecse per nje cope rroge atje. Eshte kercenim i hapur ndaj guximit te saj per te raportuar disa te verteta qe po e lene kete vend ne kete fare derexheje, ku ke frike te ndezesh makinen se mos te kane vendosur tritol. Po po, kjo eshte e verteta. Te gjithe gazetaret jane te frikesuar. Askush nuk i mbron. Gazetaret e mi neper rrethe me luten pas cdo lajmi kronike “aman mos ma vendos emrin ne shkrim”. Sepse kane frike. Edhe ata jane kercenuar, madje jane rrahur!
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *