Gazetarja e TCH rrëfen si e njeh gjyqtarin që rrezikohet nga vettingu

Kronike
Nga Anila Hoxha
Gjyqtarin e larte Medi Bici e kam ndjekur ne vite , ne gjyqe qe kane bere histori per vrases e kriminele seriale . Kemi qene gjithmone te distancuar , secili ne punen e tij. Nga gjykata e Tiranes e kam pare kur ka zbritur shkallet e ka marre autobuzin ne mbyllje te proceseve per tu kthyer ne shtepi. Ja ashtu i pambrojtur. Me pas e takova gjyqtarin e larte Medi Bici ne gjykaten e larte. Per nje jave rresht me bente habi se si ai vinte fiks ne orar. Por do ndalem tek njeriu Medi Bici. Ai na tregoi ne seancen e vettingur se cfare ben kembengulja, puna dhe vullneti. Dhe ndershmeria. Nga nje punonjes ne minieren e Valiasit per 21 vite, pas renies se komunizimit ai ishte i etur per shkolle dhe ia arriti, u diplomua shkelqyeshem. Ka 20 vjet ne gjyqesor tashme. Aty ky ndershmeria eshte gur i rralle. “Nuk pata mundesi qe 3 femijet ti shkolloja jashte vendit ” tha Medi Bici ne sallen ku mbahen proceset e rivleresimit. Ai u tregoi 3 zonjave te KPK se jeton ne lagjen me te varfer te Tiranes, aty ku erdhi nga Manza per ne miniere e bleu ne 86 per 1.3 milione leke shtepine e token . Por Medi Bici guxoi dhe e rregulloi kete shtepi, nuk e la ta zinte brenda catia. I vetmi investim i jetes se tij , nje banese ashtu sic cdo shqiptar e synon ju kthye kunder. Sepse Ildpki raporton se gjyqtari Medi Bici nuk justifikon ndertimin e baneses. Dhe gjyqtari Medi Bici foli sa kushtonte gelqerja, tulla betoni e krahu i punes , atehere ne vitin 1990. Nje shtepi e ngritur tulle pas tulle deri sa u mbyll. GJyqtari Medi Bici foli per gelqeren !!! Sepse dikush nuk i kishte lexuar provat. Ai foli per veten, per gruan qe e kishte pa pune e nuk kishte perdorur pushtetin. Dhe per femijet qe e ka ndihmuar i vellai emigrant. Pastaj foli per vendimet qe ka dhene , denimet me vdekje, denimet e perjetshme…klasifikimin si me i miri per rendiment. Por ate e detyruan te flase edhe per gelqeren. Per kohen kur ngrinte kovat per te patur te drejten e nje shtepie. E mendoni dot ? Kur ai doli , une i dhashe doren. Toka doren me nje njeri te cilit i thashe faleminderit, faleminderit qe me dhe shprese e besim per vendin tim . U ndjeva krenare qe kam ndjekur ne vite rrugen e nje gjyqtari qe nuk u korruptua. Dhe me turp qe nga dembelizmi per te lexuar provat, po ju marrim te pakteve qe ka sistemi, nderin dhe dashurine per drejtesi.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *