Giuliani: Trump i dha paratë për pagesën e pornostares

Botë Rrotull

Gjurma 3 Maj 2018

Presidenti, Donald Trump nuk ka ditur gjë për pagesën që avokati i tij, Michael Cohen i ka bërë yllit të pornos, Stormy Daniels? Konsulenti i tij i ri ligjor, avokati Rudy Giuliani e kundërshton këtë version.

Sipas të dhënave të Rudy Giulianit, ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut e tani konsulent për çështjet ligjore të presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti ia ka kthyer paratë avokatit, Michael Cohen, pasi ai e pagoi pornostarin Stormy Daniels të mos fliste për aferën e supozuar mes Daniels dhe Trump. Shuma ka kaluar përmes një zyre avokatie dhe presidenti ia ka kthyer paratë Cohen, tha Giuliani në një intervistë me televizionin amerikane, Fox News.

Trump e ka bërë pagesën në një periudhë disamujore, por nuk ka ditur gjë për hollësitë. “Ai ka pasur njohuri për ujdinë e përgjithshme që Michael do të tregonte kujdes për gjëra të ndryshme, ashtu si edhe unë kujdesem për mandantin tim, po nuk i rëndoj me çdo gjë ndodh. Ata janë njerëz shumë të zënë”, tha Giuliani.

Mashtrim me paratë në kohën e fushatës zgjedhore?

Giuliani deklaroi, se Trump nuk e ka shkelur ligjin për financimin e fushatës zgjedhore. Giuliani një mik i vjetër i Donald Trump që nga muaji prill është konsulenti i tij i ri për çështjet ligjore.

Stephanie Clifford alias Stormy Daniels (Reuters/E. Munoz)Stephanie Clifford me pseudonimin Stormy Daniels

Stormy Daniels, një yll amerikan i filmave pornografikë është shprehur, se në vitin 2006 ka pasur një marrëdhënie seksuale me Donald Trump. Presidenti e mohoi këtë. Ndërsa avokati i tij, Michael Cohen ka pranuar, se i ka dhënë Stormy Daniels, (emri i vërtetë Stephanie Clifford) 130.000 dollarë nga xhepi i tij pak para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Sipas yllit të pornos bëhet fjalë për para për të heshtur.

Cohen kishte thënë, se organizata Trump dhe ekipi i fushatës zgjedhore nuk kishin ditur gjë për pagesën dhe se nuk e kishin zhdëmtuar. Presidenti Trump në fillim të prillit, vetë kishte pohuar se nuk dinte gjë për pagesën e bërë. Tani Rudy Giuliani paraqet një version tjetër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *