Një i dënuar përjetë në burgun e Peqinit është vetëvarur në kushte depresive. Burime të rezervuara konfirmuan për Panorama se personi që i dha fund jetës është Andon Mëhillaj.
Mëhillaj njihet si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë.
Për ngjarjen nuk kanë reaguar ende organet kompetente. Sakaq, pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.
Mëhillaj dhe disa të afërm të tij dyshoheshin si porositësit e krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj.
44-vjeçari i cili njihej si anëtar i bandës së tritolit ishte dënuar në 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda.
Loading...