Sunday, October 25, 2020

Gjendet një skenë e Marilyn Monroe nudo nga filmi ‘Të martuarit’

Kulturë Showbiz

Një skenë nudoje me protagoniste Marilyn Monroe, e cila konsiderohej e ‘shkatërruar’, është gjendur pas shumë vitesh.

Filmi nga i cili është marrë skena është ‘Të martuarit’ (titulli origjinal ‘The Misfits’), i cili daton në 1961-shin dhe është me regji të John Huston.

Skenat kanë dalë në dritë falë Charles Casillo, i cili i zbulopi gjatë punës për librin e tij me titull “Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike”.

Casillo ka intervistuar Curtice Taylor, i biri i producentit Frank Taylor, dhe ka zbuluar se ky i fundit ka fshehur filmimin në një sirtar të mbyllur që në vdekjen e babait, në vitin 1999.

Çfarë do të bëhet tani me videon?  Taylor ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Por çfarë shihet në atë regjistrim? Sipas saitit “Deadline”, skena ka filmuar një moment pasioni të divës hollivudiane me Clark Gable: Monroe lejon t’i bjerë çarçafi që e mbulon dhe tregon gjithë trupin e saj pa asnjë mbulesë.

Nëse skena do përfshihej në film, do ishte një ndër skenat e para nudo të një aktoreje amerikane në një produksion të rëndësishëm  në epokën e filmave me zë.

regjisori John Huston vendosi përfundimisht të mos e përfshinte skenën në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e filmit.

Por sic shkruan Daily Mail, mesa duket skenës i ka dhënë shumë rëndësi Frank Taylor, i cili mbante gjurmët e atyre imazheve.

“Të martuarit” ishte shkruar nga bashkëshorti asokohe i Monroe, Arthur Miller dhe tregohet historia e tre ‘kaubojsave’ në garë mes tyre për të tërhequr vëmendjen e një gruaje të bukur.

Ky ishte filmi i fundit i divës para vdekjes së saj në vitin 1962. /Ora News.tv/

 

Marilyn Monroe's long lost nude scene has been uncovered more than half a century after she stripped off for 1961 feature The Misfits (Pictured, Ms Monroe and co-star Clark Gable)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *