Gjermania apo Belgjika, kë do votojë Rama në OKB?

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Gjurma 7 Maj 2018

Gjermania shprehet e sigurt se do ta fitojë ajo vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria në fund të muajit prill ishte në breshërinë e ofensivës diplomatike e kjo me vizita dypalëshe si në Tiranë apo dhe në Berlin.

Më 23 prill, Tiranën e vizitoi kryeministri belg Charles Michel. Arsyeja e vizitës më pas rezultoi se ishte pikërisht votimi më 8 qershor në OKB mbi përzgjedhjen e anëtarin jo të përhershëm në OKB. Në garë janë Belgjika dhe Gjermania.

Mediat aluduan se kryeministri Edi Rama i ka premtuar se Shqipëria do të votojë në favor të Belgjikës.

Pas këtij takimi, Edi Rama udhëtoi dy më pas drejt Gjermanisë për t’u takuar kancelaren gjermane Anxhela Merkel.

Arsyeja e vizitës, axhenda zyrtare ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, ku tashmë KE ka dhënë rekomandim pa kushte për çeljen e negociatave.

Ndërsa ende nuk është zbuluar se edhe në këtë takim Rama mund të ketë diskutuar mbi votën e Shqipërisë në OKB më 8 qershor.

Pra Tirana a ka e zgjidhur pëfundimisht këtë dilemë, edhe pse me mediat aludojnë se Rama i ka premtuar kryeministrit belg votën pro.

Gjithçka pritet të vërtetohet në ditën në vijim. Qershori është muaji i sfidave për Shqipërinë, ku siç duket vota për hapjen e negociatave lidhet me votën në OKB.

Mediat gjermane

Gjermania kishte si konkurrencë Izraelin në përpjekjen për të fituar një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Tani Izraeli tërhiqet papritur. Më 8 qershor jepen fituesit e vendeve për vitin 2019-2020.

    
USA UN Sicherheitsrat (picture-alliance/Photoshot)

Gjermania nuk ka për ta pasur si vend rival Izraelin në përpjekjen për një vend në Këshillin e Sigurimit. Izraeli tërhiqet. Për dy vendet e lira në Këshillin e Sigurimit tani konkurrojnë dy vende, Belgjika dhe Gjermania. Të dy kandidatët duhet të marrin shumicën prej dy të tretat të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja konsiderohet e sigurtë. Që nga anëtarësimi i Gjermanisë në OKB, Republika Federale ka qenë gjashtë herë e përfaqësuar në instancën më të fuqishme të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi në vitet 2011-2012.

Përfaqësia izraelite në OKB bëri të ditur se Izraeli po e „shtyn” kandidaturën. Vendimi është marrë në konsultim „me partnerët tanë përfshirë edhe miqtë tanë”, thuhet, duke theksuar se „Izraeli do të vazhdojë të këmbëngulë për të praktikuar të drejtën e tij për pjesëmarrje të plotë në proceset e vendimmarrjes të Kombeve të Bashkuara.”

Deutschland Christoph Heusgen Sicherheitsberater der Kanzlerin (Reuters/A. Schmidt)

Në Foto Christoph Heusgen

“Besojmë në rolin e Kombeve të Bashkuara”

Detaje të tjera nuk u bënë të ditur nga pala izraelite. Por shanset për një vend jo të përhershëm në KS konsideroheshin që në fillim si mjaft të ulta. Shtetet arabe kishin filluar të bënin fushatë agresive kundër një vendi për Izraelin në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen dhe kolegu i tij belg, Marc Pecsteen iu përgjigjën të premten pyetjeve për kandidaturën në një seancë të OKB-së. „Ne besojmë tek Kombet e Bashkuara, tek institucionet e saj, ne besojmë në rolin e Këshillit të Sigurimit”, tha Heusgen. OKB mund të jetë „një ombrellë e rendit botëror”.

Krahas pesë anëtarëve të perhershëm të KS, SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani e Madhe, që kanë të drejtë vetoje, zgjidhen nga Asambleja e Përgjitshme edhe 10 shtete të tjera për dy vjet në këtë instancë. Në qershor do të hyjnë kështu në KS pesë anëtarë të rinj. Përveç Gjermanisë e Belgjikës, për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit konkurrojnë edhe Afrika e Jugut, Republika Domenikane. Nga grupi rajonal aziatiko-paqësor konkurrojnë Indonezia dhe Maledivet.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *