Gjermania e Brazili,  strategjia ekipeve dhe rreziku i përballjes direkte

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Ditë surprizash në diten e katërt te Botërorit Rusi 2018. Pas humbjes së Gjermanisë, bllokohet edhe Brazili 1-1 në sfidën e luajtur në “Rostov mbi Don përballë Zvicrës. 5 herë kampionët e botës ishin skuadra më e pritshme në debutimin e tyre në Rusi, të kuotuar si favoritët kryesor për trofeun, por për ta arritur duhet më shumë vendosmëri nga lojtarët në fushë dhe Tite në pankinë.

Nga ana tjeter askush nuk e priste humbjen e Gjermanise përballe Meksikes. Parashikimi i keq per gjermanet mund te ishte barazimi, por per ekspertet e futbollit humbja dukej tejet e paimgjinueshme.

Rreziku i përballjes direkte në 8-she

Gjermania ndodhet në grupin e F, ndërsa Brazili ndodhet në grupin E. Sipas shortit të hedhur më parë nga FIFA, e para e grupit E ndeshet me të dytën e grupit F. Ndërsa e para e grupit F ndeshet me të dytët e grupit E.

Me pak fjalë Brazili dhe Gjermania për të shmangur përplasjet që në fillim të kampionatit Botëror mes tyre, duhet që të dyja ekipet të dalin të parat, ose të dyja të dytat.

Humbja e Gjermanisë me Meksikën ka nxitur teoritë konsipiruese, nëse kampionët në fuqi mund të duan një përballje direkte me Brazilin që në ndeshjen e para, të 8-shes, ose duan ta shmangin atë.

Gjithsesi edhe barazimi i Brazilit të lë një shije të hidhur, pasi mund të të çojë në teorinë e studimit të ekipit gjerman se si do të dalë në ndeshjet e tjera.

Por situata duhet parë sot, mbas ndeshjes mes Suedisë dhe Koresë së Jugut, dy ekipe që janë në të njëjtin grup me Gjermaninë. Një fitore e njërit prej këtyre ekipeve mund ta bëjë më interesante situatën në grupin F, pasi bashkë me Meksikën do të kemi dy ekipe me nga tre pikë dhe Gjermani me zero pikë.

Ndërsa në grupin e E, Serbia renditet e para me 3 pikë, ndërsa Brazili dhe Zvicra me nga një pikë dhe Kosta Rika me zero pikë.

Gjermania do të luajë me 23 qershor ndeshjen e radhës me Suedinë, ndërsa Brazili më 22 qershor do të luajë kundër Kosta Rikës. Rezultati i këtyre ndeshjeve pritet të jetë tejet ndikues për renditjen e në grupe dhe më pas mund të sjellë situata të pashmangshme të përballjes mes Gjermanisë dhe Brazilit që në tetëshe, në të kundërt, e vetmja përballje mes tyre mbetet në finale, nëse dy ekipet i shkojnë garës deri në fund.

Llogaritjet kanë filluar edhe nga ekipet e tjera të mëdha, të cilat nuk duan që të kenë një përballje me Gjermaninë apo Brazilin në fazat e tjera të Kampionatit Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *