Gjermania mposhtet nga Meksika, Brazili përballet me shqiptarët

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Gjermania e Joakim Lëvit u përpoq shumë gjatë 45 minutave të dyta, por nuk arriti të barazonte e jo më të fitonte ndaj ekipit meksikan. Goli i shkëlqyer i Lozanos në minutën e 35 të pjesës së parë qëndroi në fuqi dhe takimi u mbyll 1-0 për ekipin meksikan.  Kampionët e botës dolën kokëulur nga fusha, ndërsa meksikanët festonin në stadiumin Luzhniki të Moskës.  Meksika qëndron në krye të grupit F me 3 pikë ndërsa Gjermania 0. Nesër pritet me interes takimi Suedi-Kore e Jugut.

Serbia fiton bindshem

Aleksandër Kolarov ka realizuar një goditje dënimi kompjuterike dhe me golin e shënuar ndaj Kosta Rikës ka ngritur në qiellin e shtatë tifozët serbë. Gjithë ndeshja ishte plot nerv nga të dy palët, por rezultati ishte minimal. Kosta Rika u përpoq të ushtronte presion, por mbrojtja serbe u mbyll mjaftë e organizuar. Ndërsa sulmet e serbëve ndaleshin falë portierit Navas.

Fundi i takimit dhuroi një episod të shëmtuar të përdorimit të forcës dhe lajtarëve. Shkak u bë tentativa e trainerit të Kosta Rikës për të mbajtur topin, ç’ka nuk u tolerua nga Matiç. Tensioni u rrit ndjeshëm.

Pas këtij takimi i pari për grupin E , Serbia qëndron në krye me 3 pikë ndërsa pritet me shumë interes takimi mes Brazilit dhe Zvicerës. Mjaft interesant ditën e sotme është edhe takimi Gjermani e Meksikë e vlefshme për grupin F.

Sonte ne ora 20:00 luhet Brazil-Zvicer. Brazilianet do te perballen me shqiptaret e Zvicres si Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Valon Berhami dhe Xherdan Shaqiri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *