Gjimnazistët e Vlorës, në vend të penës…armën!

Provinca

Disa gjimnazistë kanë postuar një foto me një armë në dorë, teksa shfaqen në klasë.

Report Tv ka siguruar foton, ku dy gjimnazistë shfaqen me armë në klasë, në një shkollë në Vlorë.

Burime të Report Tv thanë se gjimnazistët mund të jenë të shkollës së muzikës, ndërsa nuk dihet nëse arma me të cilën shfaqen të rinjtë është e vërtetë. Megjithatë, gjesti i tyre nuk është aspak pozitiv.

Në fotot më poshtë, janë dy gjimnazistë nga Vlora, të cilët duket se nuk e kanë aspak problem të mbajnë armë në klasë, madje edhe të bëjnë foto e t’i postojnë ato në rrjetet sociale. Mbajtja e armëve nga gjimnazistët në shkolla është diçka alarmante, pasi mund të kthehet në rrezik për jetën e të rinjve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *