Gjurma 9 Maj 2018
Nisma për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike e zbatuar me sukses në Tiranë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar sot Vendimin e këshillit të Ministrave me anë të të cilit ndalohet përdorimi i ambalazheve plastike në gjithë territorin e Shqipërisë. VKM hynë në fuqi pas dy muajsh dhe për të gjithë ato biznese që nuk do e zbatojnë atë parashikohen masa të rrepta ndëshkimore që variojnë nga 10 milion në 150 milionë lek.
“Ndalim i prodhimit, importimit, tregtimit të qeseve plastike. VKM hyn në fuqi pas dy muajsh për ti dhënë biznesit të këtij lloj malli kohë për të marrë masat e shndërrimit të teknologjisë. Pas këtij afati gjobitet çdo biznes nga 1 milion deri ne 15 milion leke te reja, çdo biznes që tregton me qese plastike”, tha ministri Klosi.