Gjobë deri në 100 mijë lekë kush përdor qese plastike

Lajme Sociale

Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese.

Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.

Gjoba për bizneset varion nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë, por për herë të parë masa do të merren edhe ndaj qytetarëve që do ti përdorin.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Kemi sjellë për herë të parë një koncept të ri gjobash, që janë gjobat për personat për personat që përdorin qese plastike në territorin e Shqipërisë. Gjobat variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lek të rinj.

Projektligji që është ende në fazën e konsultimit publik parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përjashtim, thotë Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turzimit do të ketë vetëm kur përdorën për shërbimet higjeno sanitare.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Jemi duke ndaluar qeset plastike mbajtëse. Jemi duke lejuar vetëm qeset plastike higjieno sanitore që përdoren për transportin e mbetjeve.

Ornela Çuçi thotë se kjo nisme që së shpejti pritet të konkretizohet në ligj vjen për shkak të problemeve që shkaktojnë në mjedis.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Problem i jashtëzakonshëm vizual, shumë qytete mbyten me shiun e parë dhe arsyeja është bllokimi nga qeset plastike.

Pas qeseve, Ministria e Mjedisit synon të ndalojë edhe produktet plastike njëpërdorimshe./ORA NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *