Gjonaj konferencë me Hahn: Vetting-u ktheu besimin e munguar te drejtësia

Kryesore Lajme Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim në reformën në drejtësi.

Nga Brukseli, Gjonaj theksoi se vendimi i qershorit për çeljen e negociatave, do të jetë hap i madh për vendin tonë. Teksa foli në emër të qeverisë shqiptare, Gjonaj tha se rruga e Shqipërisë drejt BE është pa kthim.

“Do të përfitojmë edhe nga mbështetja e partnerëve tanë. Deri më sot vettingu në drejtësi ka kthyer besimin e qytetarëve, por ka ngritur edhe ngrehinën e gjyqësorit, duke larguar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar. Por çdo pengesë që hasim, na bën më të bindur që rruga që po ndjekim është ajo që duhet. BE për zbatimin e këtyre reformave, na jep kurajo për të vazhduar para për forcimin e të drejtës. Qëllimi jonë është familja e përbashkët europiane. Procesi i sotëm është vetëm fillimi, në rrugën drejt BE. Në emër të qeverisë shqiptare, shpreh angazhimin për të vijuar me sukses rrugën drejt këtij procesi”, -tha Gjonaj.

Takimi i sotëm shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, që pritet të hapen në vitin e ardhshëm, ndërsa Shqipëria po fiton kohë në përgatitje të procesit. Komisioneri Johannes Hahn vlerësoi përpjekjet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia në kuadër të procesit të hapjes së negociatave. ‘Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi, është në rrugën e duhur drejt BE-së’ tha Hahn.

Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj referuar kapitullit 23, tha se Shqipëria do ta mbyllë në një fazë të hershme, pasi vettingu po vijon pastrimin e gjyqësorit duke rikthyer besimin e qytetarëve të drejtësia.

“Procesi screening është mjaft i rëndësishëm dhe shënon një faqe të re për mobilizimin e vendit për vijimin e reformave. Vendimi për të hapur negociatat në 2019 e vendos Shqipërinë në kushte duke i dhënë fuqi dhe në fillim të këtij procesi është një përballje për përgatitjen e negociatave. Nuk është vetëm takim teknik. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Kapitulli 23, më i vështiri dhe që duhet më shumë kohë, në rastin e Shqipërisë do të synohet që të mbyllet në një fazë të hershme. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane”, tha Etilda Gjonaj

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrja Gjonaj është njohur me aktet ligjore dhe trajtimin e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore të njeriut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *