Gjonaj thirrje policëve të Burgjeve: Mos u korruptoni, ndryshe ju pret burgu!

Kryesore Politikë shtojca

“Do të duan t’ju korruptojnë. Do të duan t’ju ofojnë para, apo përfitime të tjera në shkëmbim të uljes së vigjilencës, apo tolerimit ndaj shkelësve të ligjit.

Duhet të kujtoni, se sa mund dhe djersë ju është dashur për t’u bërë pjesë e sistemit dhe mos i lejoni vetes që të kaloni nga ana tjetër e hekurave, duke u bërë pjesë e të dënuarve.

Tolerancë zero, qoftë edhe për tentativën më të vogël për korrupsion apo abuzim me detyrën! Humbja e vendit të punës është gjëja më e lehtë që mund t’u ndodhë, nëse i hyni rrugës së paligjshmërisë.

Jemi të vendosur të ndjekim penalisht, duke synuar dënimin maksimal për çdo efektiv që do të tentojë të bëhet pjesë e paligjshmërisë”

Ky është paralajmërimi i fortë i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndaj punonjësve të rinj të policisë së burgjeve, të cilat u përzgjodhën për herë të parë mbi bazën rekrutimi dhe testimi, si dhe po i nënshtrohen trajnimit në Akademinë e Sigurisë.

Në testim morën pjesë 1400 kandidatë, ndërsa 260 u kualifikuan për të qenë pjesë e Policisë së Burgjeve.

Kjo është hera e parë që zhvillohet një testim i tillë, duke vënë në dukje se ndryshe nga paaradhësit, ministrja e Drejtësisë ka ndjekur një praktikë tjetër, duke i zgjedhur policët e rinj mbi bazën e meritokracisë dhe sipas bindjeve politike.

Fjalimi i plotë

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për ju, pasi po bëheni zyrtarisht pjesë e trupës e shërbimit të sistemit penitenciar në vend. Por nga ana tjetër është një ditë po aq e rëndësishme për ne, pasi sistemi i ri i rekrutimit në personelin e burgjeve fillon zbatimin real të saj, me synimin që deri në realizimin e plotë të tij të sigurojmë një trupë shërbimi në sistemin penitenciar me pastërti dhe me integritet moral, të aftë profesionalisht dhe ajo çfarë është shumë e rëndësishme larg çfarëdo ndikimi politik.

Është ky një moment ku ju si punonjësit më të rinj të administratës së Burgjeve dhe ne si drejtues të politikave për mbarëvajtjen  e punës në sistemin penitenciar duhet të reflektojmë dhe të jemi të vetdijshëm për përgjegjësitë tona reciproke që kjo reformë e rëndësishme të arrijë rezultate e duhura.

Së pari, unë dua t’ju përgëzoj për rezultatet që keni arritur në testimin e zhvilluar këtu në Akademinë e Sigurisë, në zbatim të një marrëveshjeje midis ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Drejtësisë, e cila po gjithashtu do të vazhdojë të zbatohet po në vazhdim.

Ka qenë një testim serioz dhe i një niveli të lartë vështirësie. Ndaj dhe fakti që sot ju 260 punonjës të rinj punonjës të policis së Burgjeve jeni fituesit e këtij testimi, në mes të rreth 1400 konkurrentëve që u bënë pjesë e këtij procesi, është një tregues i rëndësishëm për pastërtinë morale, aftësitë dhe kualifikimin tuaj.

Për ne do të ishte më e thjeshtë të vepronimin ashtu siç kanë vepruar një pjesë e paraardhësve të mi në rekrutimin partiak të policisë së Burgjeve. Por, jo! Ne, qeveria shqiptare ka vullnetin dhe ka vendosur të ndryshojë një herë e mirë mentalitetin dhe procedurën e rekrutimit e punonjësve të policisë së Burgjeve.

Megjithatë ju duhet të kuptoni që kalimi i testimit është vetëm hapi i parë dhe ndoshta më i lehti i për t’u bërë pjesë e trupës së policisë së Burgjeve.

Keni përpara një detyrë shumë komplekse dhe një detyrë shumë më të vështirë dhe

Do të nisë me fazën e trajnimit, të cilën duhet ta vlerësoni maksimalisht ashtu siç bëtë me fazët e testimit dhe më pas do të vijë përballja me detyrën në terren.

Të qenurit pjesë e sistemit penitenciar është një detyrë sa e rëndësishme aq edhe delikate.

Në punën tuaj do të përballeni me situata të vështira dhe që do t’u duhet që të reagoni me shpejtësi dhe në mënyrë të vendosur në zbatim të ligjit.

Çdo sekond mungesë vëmendjeje, apo tolerim në zbatimin e rregullave dhe ligjit mund të ketë pasoja fatale për jetën tuaj, për kolegët tuaj, por edhe për të dënuarit, të cilët janë dhe ndodhen në këto institucione penitenciare.

Ndaj dhe përkushtimi juaj duhet të jetë maksimal dhe po ashtu angazhimi në zbatimin e detyrave funksionale.

Do të duan t’ju korruptojnë. Do të duan t’ju ofojnë para, apo përfitime të tjera në shkëmbim të uljes së vigjilencës, apo tolerimit ndaj shkelësve të ligjit.

Duhet të kujtoni, se sa mund dhe djersë ju është dashur për t’u bërë pjesë e sistemit dhe mos i lejoni vetes që të kaloni nga ana tjetër e hekurave, duke u bërë pjesë e të dënuarve.

Tolerancë zero, qoftë edhe për tentativën më të vogël për korrupsion apo abuzim me detyrën! Humbja e vendit të punës është gjëja më e lehtë që mund t’u ndodhë, nëse i hyni rrugës së paligjshmërisë.

Jemi të vendosur të ndjekim penalisht, duke synuar dënimin maksimal për çdo efektiv që do të tentojë të bëhet pjesë e paligjshmërisë.

Të nderuar rekrutë të rinj! Reforma në sistemin e burgjeve është pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e reformës më të madhe që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndonjëherë, Reformës në Drejtësi.

Si e tillë ajo ka pasur dhe do të ketë vëmëndjen maksimale të Ministrisë së Drejtësisë së Qeverisë shqiptare.

Ne jemi të vendosur që të ndryshojmë rrënjësisht gjendjen në sistemin penitenciar, nga njëra anë duke investuar për të ulur mbipopullimin dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, por nga ana tjetër duke përmirësuar kushtet e trajtimit të personelit që shërben në këto institucione.

Paketa e dytë ligjore e Reformës në Drejtësi, që do të kalojë së shpejti për miratim në Parlament ka parashikuar përmirësimin e kuadrit ligjor të sistemin penitenciar.

Ndryshimet synojnë dhënien e një statusi të veçantë më të mirë për punonjësit e policisë së burgjeve, si në aspektin financiar, ashtu edhe në rritjen e profesionalizmit të tyre, duke ndryshuar mënyrën e rekrutimit, edhe të trajnimit.

Të keni besim se Qeveria shqiptare do ta shohë me përparësi përmirësimin e kushteve tuaja të punës, por edhe trajtimin tuaj financiar. Për ta bërë puonjësin e policisë së Burgjeve një punonjës të aftë, një punonjës profeisonal,  por njëkohësisht të denjë me kushtet dhe trajtimin financiar.

Nga ana juaj kërkohet të vazhdoni të tregoni integritet moral e profesional dhe përkushtim në zbatimin e detyrave funksionale, duke ofruar një shërbim në sistemin e burgjeve me standarde sigurie, si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për personat që vuajnë dënimin në këto institucione.

Në mbyllje do më lejoni të falënderoj Ministrinë e Brendshme, Akademinë e Sigurisë, Këshillin e Europës, Misionin ICITAP, ambasadën e Mbretërësisë së Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për një bashkëpunimin shumë të mirë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë në realizimin jo vetëm të këtij sistemi të ri të rekrutimit, por të trajnimit fillestar dhe ngritjes dhe forcimit të qendrës së trajnimit vazhdues për Policinë e Burgjeve. Një përvojë e parë që është një garanci për ecurinë e mëtejshme të këtij procesi në të ardhmen.

Duke iu inkuranjuar të gjithëve ju, duke ju siguruar për mbështetjen time si ministre Drejtësisë, duke ju siguruar për mbështetjen e Qeverisë shqiptare, ju uroj sukese në këtë rrugëtim të ri!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *