Gjykata e Katanias liron “financierin” e Habilajve

Kronike Kryesore Lajme

Gjykata e Katanias ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Nezar Seitit, i cilësuar si “financier” i grupit të Habilajve.

Avokati Detar Hysi ka konfirmuar lajmin, duke saktësuar se Gjykata e Katanias ditën e djeshme ka vendosur “arrest shtëpie” për Nezar Seitin.-raporton BW.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *