Gjykata e Lartë e nis me Saimir Tahirin, ja vendimi i parë

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela. Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në dhomën e këshillimit.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite shërbim prove, duke e shpallur fajtor për shpërdorim detyre, ndërsa ish-zyrtari i lartë i policisë së Vlorës, Jaeld Cela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Pas këtij vendimi, ata e apeluan, por Gjykata e Apelit vendosi prishjen e vendimit dhe duke kërkuar rigjykim në Shkallën e Parë. Pas këtij vendimi, Tahiri dhe Çela e dërguan çështjen në ngarkim të tyre në Gjykatën e Lartë për rekurs.

Pavarësisht vendimit të marrë nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, nuk dihet ende se kur mund të nisë procesi gjyqësor për shkak të vakancave në këtë gjykatë, në të cilën janë emëruar vetëm 3 gjyqtarë, ndërsa çështja kërkon 5 gjyqtarë për ta shqyrtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *