Gjykata Kushtetuese në kolaps, rrezikon të mbetet vetëm me dy gjyqtarë

Politikë shtojca

Gjurma 7 Maj 2018

Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një krizë totale. Kjo jo vetëm për shkak të vakancave të krijuara më parë dhe dorëheqjeve, por më së shumti për shkak të vendimmarrjeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili deri më tani ka shkualifikuar 2 nga 3 gjyqtarët kushtetues që ka marrë në shqyrtim. Sot KPK po shqyrton figurën e gjyqtarit Fatmir Hoxha, i cili me shumë mundësi për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, nuk do e kalojë procesin e vettingut.

Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro. Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.

Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartamenti. Këtë shumë, avokati thotë se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te përvitshëm te pasurisë. Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vlerës. “Kjo nuk është shkelje ligjore, por marrëveshje mes gjyqtarit dhe firmës ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses. Tashmë është radha e KPK-së të vendos për fatin e gjyqtarit Hoxha.

Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se procesi i vettingut ka treguar deri më tani dy elementë: së pari numri i lartë i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë justifikuar dot pasurinë e tyre dhe nga ana tjetër ai vë në dyshim të gjitha vendimmarrjet e deri tanishme të drejtësisë shqiptare. Kujtojmë se deri më tani procesin e vettingut e kanë kaluar vetëm 1 gjyqtarë dhe një prokurore, ndërkohë që gjithë të tjerët nuk e kanë kaluar dot provimin e vettingut.

Nga ana tjetër ky proces është bërë problem për vijushmërinë e punës nga organet e drejtësisë, pasi shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve po dalin nga sistemi. Dhe situata më problematike është në Gjykatën Kushtetuese, e cila me shumë gjasë do të mbetet vetëm 2 anëtarë. Kujtojmë se 3 gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, një gjyqtarë u tërhoq për shkak të procesit të vettingut, ndërsa dy të tjerë janë shpallur të papërshtashëm nga KPK. Ndërkohë që pritet vendimmarrja edhe për Fatmir Hoxhën. Në këto kushte Gjykata Kushtetuese është në kolaps të plotë dhe e ka të pamundur të marrë vendime.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *