Ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë pafajësi nga gjykata. Në seancën paraprake, gjyqtari Sokol Tona ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-deputetit socialist me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë prove që lidh Çukon me korrupsionin në burgje.
Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.
Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër.
Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.
Më pas Krimet e Rënda e hetuan me masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje deri në rrezimin e akuzave sot në dhomën penale Tiranë.
Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë gjykata ka rrëzuar akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.
Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.
Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.