Gjykata mban në burg 4 protestuesit e Rrugës së Kombit, opozita paralajmëron sërish protesta

Politikë shtojca

Gjurma 20 Prill 2018

Gjykata vendosi lirimin e 7 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, , Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi dhe Xhevahir Gashi.

Jashtë Gjykatës të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Në seancë ishin të pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

U lanë në burg
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës, 

Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, 
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës 
Xhevahir Gashi

Lirohen nen masen e sigurise detyrim me paraqitje

Shpëtim Toda
Shkëlqim Vata 
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja 

Reagimet politikës

Drejtësi gjysmake, kështu e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër Lulzim Basha. Në një reagim në facebook, kreu i PD tha se protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë.

Reagimi i Bashës

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

Të njëjtën linjë mbajti edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Duke e konsideruar drejtësinë vegël të qeverisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se asnjë banor i Kukësit që protestoi për taksën e padrejtës sipas saj në Rrugën e Kombit, nuk mund të mbahet në burg.

Reagimi i saj vjen ndërkohë që 4 prej 11 kuksianëve të arrestuar për çështjen, kanë mbetur sërish prapa hekurave, për të cilën Kryemadhi thotë se opozita që nuk do ta lejojë maskaradën e kryeministrit që tallet dhe luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm.

Reagimi i plotë:

Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë!

Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë.

Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë show në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.

Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.

Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë!

Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *