Gjykata rrëzon Adratik Llallën

Kronike Kryesore Lajme

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili ankimoi vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve me tre muaj të tjerë. Pas këtij vendimi, Prokuroria ka afat për të hetuar këtë dosje deri në muajin Qershor. Ish numri një akuzës kërkon që Prokuroria të dalë me një vendim se çfarë do të ndodhë me hetimin ndaj tij, i cili ka nisur një vit më parë.

Mbi Adriatik Llallën janë ngritur katër akuza shpërdorim të detyrës, fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim i të hollave në kufi. Grupi hetimor ka kërkuar informacion për këtë hetim edhe nga Gjermani, pasi për disa vite familja e ish-kryeprokurorit ka jetuar në këtë vend.

Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhër të Gjykatës për Krimet e Rënda u sekuestrua disa troje në Tiranë në pronësi të personit në hetim dhe një apartament në Durrës. Ka dyshime se këto pasuri janë produkt i aktiviteteve kriminale, ndërsa vlera e tyre është 1 miliard Lekë të vjetra.

Deri në një vendim tjetër të gjykatës për konfiskimin apo lirimin e tyre ato nuk mund të tjetërsohen nga poseduesi i tyre. Hetimet për Adriatik Llallën nisen në Mars të vitit të kaluar nga akuza e Durrës dhe më pas çështja kaloi për kompetencë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla mbajti postin e drejtuesit të prokurorisë nga Shtatori i vitit 2012 deri në Dhjetor te 2017. Mandati i tij u karakterizua nga konflikte të shumta sidomos me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.

Ky i fundit e akuzonte Llallën si personi që po pengonte Reformën në Drejtësi. Ndërsa Llalla për ndërhyrje në disa çështje hetimore me qëllim mbylljen e tyre. Tv Klan

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *