Gjyqi me Francesco Becchettin, Der Standard njofton nisjen e konfiskimit të pasurive shqiptare

Ekonomi Kryesore Lajme Slider kryesore

Qeveria shqiptare ka humbur një procedurë arbitrazhi rreth një procesi gjyqësor investitorësh mbi shpronësimin e një stacioni televiziv të biznesmenit Francesco Becchetti.

Disa banka austriake dhe kompani energjitike kanë kërkuar informacione mbi pasuritë apo kërkesa të ngjashme nga Republika e Shqipërisë, si procedurë që duhet ti bashkangjitet pasurive që do të konfiskohen.

Lajmi është bërë i ditur nga Der Standard, ku thekson se shteti shqiptar ka refuzuar të paguajë gjobën e vendosur prej 110 milionë eurosh, pasi ky vendim u mor nga Gjykata Ndërkombëtare që Becchetti ngriti kundër Shqipërisë.

Një sërë vendesh kanë nisur konfiskimin e pasurive shqiptare në shtetet e tyre, të cilat nuk do të mbrohen më nga Konventat e ndryshme diplomatike.

Në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore Dorda ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milion euro për Francesco Becchettin.

Llogaritë dhe letrat me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka vihen në pikëpyetje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *