Gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit: Mora pushkën dola malit të luftoja në furtunë, ku ta dija unë i ngrati se armiku isha unë…

Kryesore Politikë

Ervin Metalla, gjyqtari i Apelit të Tiranës u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Disa probleme me transaksionet e një garazhi dhe apartamenti të blerë në vitin 2009 i kushtuan detyrën.

Metalla e kundërshtoi këtë vendim, por KPK vendosi që ta shkarkojë nga detyra.

Gjyqtari i Apelit Tiranë ka reaguar me anë të një poezie në rrjetet sociale pas vendimit për shkarkimin  e tij, duke ironizuar me poezinë “Ku ta dija unë i varfri”.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *