17:30/ 05.04.2018
Barcelona arriti një fitore të rëndësishme 4-1 kundër Romës, ku njërin nga golat e shënoj qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique.
Me këtë gol, Pique plotësoi podiumin e tre mbrojtësve me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve, me 12 finalizime.
Para 31 vjeçarit gjenden Iván Helguera me 15 gola dhe Roberto Carlos me 16-të. Ndërkohë që në këtë klasifikim vihet re dhe emri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, që është në kuotën e 11 golave.
Mbrojtësit me më së shumti gola në histori të Champions League:
1. Roberto Carlos 16
2. Iván Helguera 15
3. Gerard Piqué 12
3. Dani Alves 12
5. Christian Panucci 11
5. Sergio Ramos 11