Type to search

Kulturë Lifestyle

Gra vëmendje, puna me orar të zgjatur ju shkakton…!

Ndaje

Oraret e zgjatura në punë kanë një ndikim negative në gjendjen shëndetsore të femrave. Studimet e fundit tregojnë se gratë të cilat punojnë më orare të stërzgjatura të punës janë më të prirura të preken nga depresioni, ndryshe nga meshkujt, për të cilët ky fakt nuk vlen.

Ndër të tjera në rezultatet e këtij studimi theksohet se gratë që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë më të destinuara të vuajnë nga depresioni sesa gratë që punojnë me orarin standard javor nga 35 deri ne 40 orë.

Ndërkohë që në raport me meshkujt kjo është një situatë ndryshe, pasi ata nuk vuajnë nga depresioni në rast pune me orar të stërzgjatur, por gjithsesi ata të cilët punojnë gjatë fundjavave kanë shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

Ky studim mori për bazë të dhënat e 23 mijë punëtorëve në Britani nga Universiteti Kolegji Londra, ndërsa Gill Ëeston kërkoi mbështetje më të madhe për femrat në vendin e punës.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *