Grabitën 220 ha tokë në Karaburun, 43 vite burg për fajtorët

Kronike

Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës jep dënimin për të akuzuarit si të përfshirë në skandalin e tjetërsimit të një trualli prej 220 ha tokë në Karaburun.

Për Rajmond Mezin, i cili është dhe përfituesi i tokës gjykata dha 18 vjet burg nga 21 vite që kërkoi prokuroria.

Për avokatin e Rajmond Mezit, Enkes Hysendhima gjykata dha pafajësinë ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vjet burg.

Për Lefter Gjergjin, gjykata dha dënimin me 16 vite burg ndërsa prokuroria kishte kërkuar 19 vite

Për Blerina Dhramin gjykata dha 6 vjet burg për akuzën e falsifikimit dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Për arshivisten Donika Besimaj gjyka dha dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, prokuroria kërkoi dënimin me 6 vjet.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të  Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Alber Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fucia. Prokurori ishte Alber Kuliçi

Si u sekuestrua toka me vleren 100 milione euro

Prokuroria e Vlorës  vendosi nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të  Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.

Lidhur me këtë falsifikim deri në këtë fazë të hetimit, ndodhen nën hetim disa persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si nisi hetimi? 

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin dhe më tej i janë bashkuar edhe kallëzimet e dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësire. Pas veprimeve proceduriale, Prokuroria mori lejen e gjykatës për të vendosur nën sekuestro preventive të gjithë sipërfaqen e tokës, e cila është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentash të fallsifikuar.

“Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.  Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i fallsifikuar” informon prokuroria e Vlorës

Çfarë është falsifikuar?
Konkretisht, rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.

Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar. Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar.

“Kjo është e provuar pasi, nga të dhënat e deritanishme, është provuar se e gjithë dosja që i përket këtij vendimi gjyqësor është fallsifikuar dhe më pas është regjistruar ne indeksin e vendimeve gjyqësore dhe bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kundërshtim të plotë me ligjin”

“Nga hetimet e kryera, është provuar se pasuria e mësipërme, është regjistruar në regjistrin hipotekor datë 12/10/2012, me përshkrimin “Një sipërfaqe kullotë prej 220 ha, në vendin Karaburun sipas kufinjëve”, në emër të shtetasit Rajmond Mezi”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *