Grabitet katedralja e Korçës, dëmtohen ambientet e Kishës

Provinca

Gjatë orëve të natës së djeshme katedralja në qendër të qytetit të Korçës është vjedhur.

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e Katedrales dhe kanë dëmtuar ambjentet e brendshme.

Pasi kanë marrë paratë e arkës, hajdutët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pasi thyen derën e kishës, hajdutët u futën brenda dhe vodhën 200 mijë lekë nga arka e kishës.

Mësohet se autorët kanë dëmtuar edhe ambientet e brendshme të katedrales. Drejtuesi i Kishës, Papa Ilia, është shprehur se kjo është hera e tretë që vidhet ky institucion, ndërsa shton se Mitropolia është tepër e shqetësuar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *