Grabitet shtëpia e aktorit të famshëm, përdorën teknikën e famshme të vrimës

Showbiz

 

Grabitet shtëpia e aktorit të njohur italian Alessandro Gassmann, në qendrën historike të Romës. Hajdutët hynë në vendbanimin e aktorit natën ndërmjet 15 dhe 16 gushtit duke vjedhur, përveç veshjeve dhe objekteve të arit, edhe disa çmime filmash të fituara nga ai dhe babai i tij Vittorio.

Vjedhja u konstatua nga punëtorja e shtëpisë pasi hyri në apartament disa orë pas vjedhjes.Policia po heton rastin. Kriminelët kanë shfrytëzuar mungesën e Gassman dhe familjes së tij, të cilët ndodhen jashtë vendit, për të sulmuar shtëpinë në rrugën dei Coronari,

Lajmin e konfirmoi në tëitter edhe aktori ku shkruan: Dua të falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe për vjedhjen e shtëpisë. Ne do të mbijetojmë, unë jam një njeri me fat dhe nuk do ta harroj. Falenderoj policinë për punën që po bën.

Aktori më pas ka ironizuar ngjarjen përme një skene nga filmat që ka luajtur babai i tij. “Kapen hajdutët që vodhën shtëpinë time!!! Duket se ata kanë përdorur teknikën e famshme të vrimës!”

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *