Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe foton

Kulturë Showbiz

Granit Xhaka është bërë sot baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Leonita ka sjellë në jetë një vajzë. Graniti ka ndarë në Instagram disa fjalë ku shpreh mirëseardhjen për të bijën. Ai ka postuar një foto ku duken vetëm duart e tij dhe Leonitës, si dhe ajo e vogëlushes së porsalindur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mireserdhe pinceshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, -ka shkruar ai përkrah fotos. Edhe xhaxha Taulanti është shumë i lumtur për këtë lajm. Ai ka postuar të njëjtën foto si i vëllai, duke e shoqëruar me disa fjalë zemre.

“Sot është një ditë e veçantë për mua me plot gëzim e lumturi, që u bëra për herë të parë xhaxha! Jam krenar për ty vëlla @granitxhaka jam i bindur që do bëhesh një prind i mrekullushëm edhe një prind me shumë dashuri ndaj priceshës së vogël❤️ Tani po kaloj pak te @leonita.x për mua je jo veç nusja e vëllavit po edhe motra ime edhe do të kesh gjithmonë mbështetjen tonë! Xhaxhi Taulanti do të jetë gjithmonë këtu për ty princesha e vogël❤️ @granitxhaka @leonita.x.” -shkruan Taulanti.
(BalkanWeb)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *