Type to search

Kinema Kryesore Kulturë

“Green Book” triumfon në çmimet Oscar

Ndaje

Historia e vërtetë e miqësisë së krijuar mes një pianisti virtuoz me ngjyrë dhe shoferit të tij italo-amerikan triumfoi në çmimet Oscar. “Green Book” theu të gjitha parashikimet, duke rrëmbyer statujën e artë si filmi më i mirë, çmimin për skenarin më të mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor për Mahershala Ali.

Në ceremoninë e zhvilluar në teatrin “Dolby” në Hollywood u dhanë çmime për 24 kategori.

Ndërsa Rami Malek mori çmimin e aktorit më të mirë për rolin në Bohemian Rhapsody, filmi i cili mori gjithsej 4 çmime. Por jo çdo gjë shkoi mirë për 37-vjeçarin, i cili u rrëzua pasi mori trofeun e tij, duke bërë që të vinte edhe ndihma e shpejtë.

Performanca hapëse e grupit Queen ishte vetëm një nga momentet shumë emocionuese të mbrëmjes së shumëpritur të çmimeve Oscar.

Interpretimi i saj në “The Favourite” bëri që aktorja britanike Olivia Colman të shpallej aktorja më e mirë.

Regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuaron, për filmin “Roma”, i cili gjithashtu arriti të renditej tek filmat me më shumë çmime të fituara, gjithsej 4 të tillë.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper, ndonëse gjatë mbrëmjes ndoshta nuk morën atë që prisnin, duke fituar vetëm çmimin për këngën më të mirë me “Shallow”, dhanë për publikun një nga interpretimet më të mahnitshme të këtij edicioni të 91. Tv Klan

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *