Greqia liron biznesmenin shqiptar Edmond Bego. Ja dokumenti i Interpol Romës

Kronike Kryesore Lajme

Autoritetet greke lënë të lirë biznesmenin shqiptar Edmond Bego, arrestuar pak ditë më parë teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian.

Report Tv ka mundur gjithashtu të sigurojë edhe dokumentin që Interpol Roma i ka nisur Interpol Athinës një ditë më parë, ku sqarohet se Bego nuk ka asnjë çështje të hapur me drejtësinë italiane.

Dokumenti i Interpol Romës

Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane. Ky dokument rrjedhimisht çoi drejt lirimit njeriun që trazoi për pak ditë politikën shqiptare. Opozita akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se e kishte begon ortak biznesi, por ky i fundit ndonëse pranoi njohjet familjare me të, u shpreh se Bego nuk ka pasur kurrë, mburojë politike.

Biznesmeni i fushës së ndërtimeve, pronar i një lokali në kryeqytet, 48-vjeçari Edmond Bego e ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri. Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, gjyqtari i Gjykatës së larë Fatos Lulo vendosi ta dënojë me 4 vite e 4 muaj burg. Pikërisht këtë fakt ua ka bërë të ditur vetë Bego policëve të Igumenicës kur e arrestuan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *