Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, çfarë humbasim? Një dekadë mbi harta, Meçollari: Strategji për Hagën

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Gjykata Supreme e Greqisë miratoi sot dekretin për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon. Neni 15 i “konventës mbi të drejtën e detit” të Montego Bay qartëson se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”. Çfarë u arrit në takimin e shtatorit Rama-Micotaqis dhe procesi për dakordësinë Rama-Dendias më 20 tetor, për të çuar çështjen në Hagë dhe çdo të thotë vendimi i sotëm?

Artur Meçollari ish-zëvendës komandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, tha se Shqipëria as fiton dhe as humbet. Ndaluar te fakti që dy palët pranuan të shkojnë në Hagë, Meçollari kërkoi që të ndërtohet një strategji kombëtare.

Intervista e plotë

Shqipëria as përfiton, as humbet. Është e drejta e Greqisë që të zgjerojë ose ta zvogëlojë nga 0-12 milje.

Çfarë do të thotë 12 milje dhe pse Greqia e ka këtë të drejtë?
Deti territorial i cdo shteti përbëhet nga 4 përmasa. E vetmja që ndikon te tre të tjerat është vija bregdetare, bazë, tre të tjerat nuk kanë ndikim. Kufiri i jashtëm që zgjerohet apo zvogëlohet nuk ndikon në vijën delimituese. 

Skema e parë, tregon që tre shtete kanë gjerësi të deteve të ndryshme, por nuk kanë vija delimituese, vijat imagjinare nuk shtrihen deri në fund, por lënë hapësirën e negocimit.

Rasti i dytë është rasti, që shtetet kanë vija delimituese por nuk kanë shpallur gjerësi të detit territorial. Rasti i tretë është kur kanë vija delimituese dhe kanë shpallur gjerësinë e detit territorial. Llogaritja e detit territorial bëhet 12 milje nga bregu, pavarësisht sa e kanë të shpallur.

Pse një pjesë e politikës dolën kundër?
Nuk duhet ngatërruar neni 15 i konventës, ka një hapësirë ku thuhet nuk mund të shtrihesh përveç vijës delimituese përveç kur ekziston një marrëveshje, pra kur dy shtetet mund të shkëmbejnë territore. Nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, pa rënë dakord.

Çfarë ndodh me sipërfaqen që Greqia fut në kontroll?
Do të marrë shefin kontinental dhe do t’i japë statusin e detit territorial.

A kalojnë më anijet tona aty?
Po, por në kushtet e regjimit paqësor, jo të lirë.

Avionët?
Jo. Nuk kanë regjim paqësor, vetëm me leje.

A ka të drejtë të shfrytëzojë burimet natyrore?
Edhe sot.

Po a është kjo lëvizje një mesazh për Turqinë?
Jo! Nuk është mesazh për Turqinë, përkundrazi i ul tensionet me Turqinë. Është pozitiv, jo negativ.

Pse?
Greqia që nga 1936 që ka çuar detin territorial në 6 milje ka tentuar ta zgjerojë në 12 milje, por nuk është e lejuar në detin Egje për shkak të një traktati për shkak se ka status të veçantë për shkak të lëvizshmërisë së anijeve luftarake. Greqisë i është lejuar zgjerimi në 12 milje, vetëm në detin Egje jo. Mesazhi i Greqisë është që ka hequr dorë nga Egjeu. Ky është ndryshim në politikën e brendshme greke. Janë mesazhe për konsum të brendshëm.

Si e parashikoni procesin në gjykatën ndërkombëtare në Hagë?
Sot klasa politike është dakord. Deri tani ka pasur dy negociata një palë të përfunduara dhe një palë jo. Një nga pengesat në 2018 ka qenë që cështja të shkojë në Hagë. Gjëja e mirë është që ekziston konsensusi politik që nuk ka ekzistuar më parë, si në 2009 apo 2018.

Përse u arrit?
Qeveria ishte për marrëveshjen e 2018, palët e tjera nuk ishin dakord, sot ekziston një konsensus. Por tani vendimi është i marrë.

Do të humbasim apo do të fitojmë?
Këtë nuk dimë, askush nuk e parashikon. Por ne dimë që negociatat janë favorizuese për një marrëveshje, se të lejojnë kontroll, kohën e mjaftueshme për situatën, ndërsa vajtja në Hagë është vetëm ti flet dhe në fund e ndanë i treti, nuk e kontrollon situatën. Një gjë është e sigurt, vendimi i Hagës do të jetë më i mirë se marrëveshja e 2009.

Cfarë ndodhi në 2009 realisht?
Teknikisht ndodhën dy defekte, e para shfuqizimi i ligjit të detit që shkaktoi një humbje në një sipërfaqe goxha të madhe. Grupi negociator hyri pa një ligj për detin. Vajtja në Hagë, që do të dalim më mirë se në 2009 është e sigurt. Se situata më e keqe e mundshme është 2009.

Si i kemi menaxhuar raportet me Greqinë për ndarjen dhe negociatat, nuk kemi ditur, apo cfarë, apo nuk kemi specialistë?
Unë e shikoj si defekt politik sepse ne na ka munguar konsensusi politik. Është përdorur për politikë të brendshme. Rasti konkret është se ne kemi një konsensus politik, duhet të ndërtojmë një strategji kombëtare, duhet të jemi të qartë si do të shkojmë në Hagë. Nëse do të ndërtohet një grup, ai duhet të ketë kredibilitet maksimal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *