Greta Koçi zbulon mesazhet e futbollistit të Kombëtares dhe pse u largua nga PD

Kryesore Kulturë Showbiz

Greta Koçi është një figurë e skenës shqiptare, e cila është bërë e njohur në moshë shumë të vogël.

Përveç angazhimit në muzikë këngëtarja për një periudhë 4-vjeçare ka qenë pjesë e instancave drejtuese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, por tashmë duket se është shkëputur plotësisht nga politika.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se ka ndërprerë çdo angazhim në politikë, teksa shtoi se ishte momeni t’i përkushtohej më shumë muzikës.

Ermal Mamaqi: Me politikë po merresh apo i thirre mendjes?

Greta Koçi: I thirra mendjes.

Ermal Mamaqi: Dhe mirë bëre.  

Greta Koçi: Në fakt përtej shakasë, angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë edhe për të mësuar gjëra të reja dhe besoj kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa ishte. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë.

Ermal Mamaqi: Po pse ndodhi ndërprerja? Mos ndoshta ngaqë doktor Berisha u shkëput nga linja?

Greta Koçi: Jo, besoj që ishte mjaftueshëm një mandat sepse unë drejtova Forumin për 4 vite. Ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhej të kishte një shkëputje dhe të merresha më shumë me muzikën.

Ermal Mamaqi: Unë thash se do bëheshe deputete ti…

Greta Koçi: Eh, të kisha shpëtuar edhe ty.

Ermal Mamaqi: Po ka filluar dhe ky Jul Deda, ka luajtur mendsh. Opozita nuk është asgjë para Julit, merr statuset e tij dhe i nxjerr nëpër konferenca. Po s’u bë ai deputet mbaje mend…

Greta Koçi: Po më mirë të bëhen artistët se janë më të ndjeshëm dhe më të rregullt dhe do bëjnë diçka për mirë.

Ermal Mamaqi: Ç’ne që u bëre me Edi Ramën?

Greta Koçi: S’jam bërë me Edi Ramën.

Ermal Mamaqi: Po një foto që bëtë ju në plazh ç’ishte?

Greta Koçi: Unë kam qenë e djathtë dhe vazhdoj të mbetem, nuk e ndryshoj këtë. Zotin Rama e kemi takuar rastësisht, ishte bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Më ka bërë shumë përshtypje ana e tij njerëzore dhe këtë po e them publikisht. Ishte shumë i dashur dhe i sjellshëm, artist i vërtetë. Që pas atij takimi gëzoj një respekt të veçantë për të nga ana njerëzore.

Ermal Mamaqi: Do ti që do më shumë demokratët se sa socialistët ai…

Ermal Mamaqi: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?

Greta Koçi: Po, kam marrë.

Ermal Mamaqi: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?

Greta Koçi: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.

Ermal Mamaqi: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?

Greta Koçi: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.

“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.

Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë/tvklan.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *